Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në Doganaj të Ferizajt pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me një pronë.
Sipas raportit të PK, si pasojë e përleshjes, tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë.
“Doganaj, Ferizaj / 18.04.2026 – 07:30. Pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet rreth një prone, janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, ku si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Tre të dyshauarit kanë pranuar tretman mjekësor, më pastaj janë intervistuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...