Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliarda dollarë.
Sipas Axios, propozimi përfshin lirimin e rreth 20 miliardë dollarëve të ngrirë, në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Iranit.
Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje për atë se çfarë do të bëhet me sasitë e mëdha të uraniumit të pasuruar.
SHBA kërkon që uraniumi të largohet nga vendi, ndërsa Irani dëshiron ta përpunojë atë brenda territorit të tij.
Po ashtu po diskutohet edhe një kompromis i mundshëm – një pjesë e rezervave të dërgohet në një vend të tretë, ndërsa pjesa tjetër të hollohet nën mbikëqyrje ndërkombëtare.
Uashingtoni po kërkon gjithashtu një pezullim 20-vjeçar të pasurimit të uraniumit, ndërsa Teherani është i gatshëm të pranojë vetëm rreth pesë vjet.
Bisedimet për programin raketor të Iranit dhe aktivitetet e grupeve të tij proxy nuk kanë shënuar ende asnjë përparim.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...