Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdekur ose të zhdukur pa gjurmë

23:00 | 17 Prill 2026
Q L

Shtëpia e Bardhë dhe FBI po hetojnë një seri vdekjesh dhe zhdukjesh që përfshijnë 11 persona të lidhur me kërkime sekrete ushtarake, bërthamore dhe ajrore në Shtetet e Bashkuara.

Rasti përfshin shkencëtarë dhe punonjës të laboratorëve dhe institucioneve të specializuara, ndërsa një kongresmen republikan ka kërkuar hetim të thelluar nga FBI për këto ngjarje.

Një nga rastet më të përmendura është ai i Amy Eskridge, shkencëtare nga Alabama, e cila vdiq në vitin 2022 në moshën 34-vjeçare.

Vdekja e saj ishte klasifikuar si vetëvrasje, por u publikuan pak detaje zyrtare, shkruan foxnews.

Eskridge kishte qenë e përfshirë në kërkime eksperimentale, përfshirë konceptet e avancuara të shtytjes dhe të ashtuquajturën “antigravitet”, gjë që ka nxitur më shumë vëmendje publike rreth rastit.

Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se janë në dijeni të këtyre rasteve dhe po i shqyrtojnë, por deri tani nuk ka prova që i lidhin këto vdekje apo zhdukje mes tyre.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe zyrtarët thonë se nuk është konfirmuar asnjë lidhje e drejtpërdrejtë mes këtyre rasteve, pavarësisht shqetësimeve për një model të mundshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale