Lëndohet një punëtor në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

16:01 | 17 Prill 2026
Q L

Një punëtor ka mbetur i lënduar sot në Ferizaj, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim.

Sipas Policisë, rreth orës 12:40 është pranuar informata për incidentin që ka ndodhur në rrugën “Uran Tinova”, ku një punëtor dyshohet se ka rënë nga kati i dytë në vendin e punës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se bëhet fjalë për një punëtor 46-vjeçar.

Fillimisht, i lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe njësitet e hetimeve, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe inspektori i punës dhe prokurori i shtetit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme do të njoftojnë në raportet vijuese.

Shpërndaje në rrjete sociale