Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

20:43 | 16 Prill 2026
Q L

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisëka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas njoftimit i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Falsifikim i Parave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Më tutje bëhet e ditur se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane dhe i njëjti pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale