Eduardo Camavinga ishte protagonisti kryesor në eliminimin e Real Madrid nga UEFA Champions League.
Mesfushori francez u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave në minutën e 86-të, një moment që rezultoi vendimtar pasi skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa i dha fund aventurës në Evropë. Kartoni i dytë u kontestua shumë nga madrilenët, por gjithsesi ka shtuar kritikat ndaj lojtarit për papërgjegjshmërinë në atë situatë, duke pasur parasysh se ishte i ndëshkuar më parë.
Camavinga ka kohë që është në qendër të kritikave për paraqitjet e tij, sidomos për gabimet që në disa raste i kanë kushtuar me gola ekipit. Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e klubit madrilen të konsiderojnë seriozisht nxjerrjen e tij në merkato gjatë verës, duke e parë si një mundësi për të siguruar të ardhura të konsiderueshme për përforcime të reja.
Megjithatë, largimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë.
23-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029 dhe aktualisht nuk është i interesuar të largohet nga “Santiago Bernabéu”.
Interes për të nuk mungon, veçanërisht nga klubet e Premier League dhe ato franceze, por mbetet për t’u parë nëse ofertat që do të vijnë do ta bindin lojtarin dhe klubin për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror./Arbresh.info
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...