Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez mund të bëjë revolucion në verë

17:22 | 15 Prill 2026
D.H

Trajneri portugez José Mourinho është ndër emrat kryesorë që po shqyrtohen nga drejtuesit e Newcastle United, në rast se klubi vendos të ndahet me trajnerin aktual Eddie Howe, raporton talksport.

Sipas raportimeve, pronarët sauditë të klubit janë të interesuar për një emër të madh në pankinë dhe Mourinho shihet si një nga kandidatët idealë për të udhëhequr projektin në një fazë të re.

Përveç tij, në listën e mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës është edhe ish-trajneri i Manchester City, Roberto Mancini. Ndërkohë, edhe trajneri aktual i Bournemouth, Andoni Iraola, do të ishte i hapur për një kalim në “St James’ Park” nëse krijohet mundësia.

Pavarësisht rezultateve jo të mira së fundmi dhe presionit nga tifozët, Howe vazhdon të ketë mbështetjen e drejtuesve të klubit. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet vetë, nëse mendon se ka arritur kufirin e tij me skuadrën.

Newcastle pritet të përballet me një verë të pasigurt, pasi disa lojtarë të rëndësishëm mund të largohen. Mes tyre përmenden Sandro Tonali dhe Tino Livramento, ndërsa për Anthony Gordon ka interesim nga Bayern Munich dhe Arsenal.

Burime të talksport klubit bëjnë të ditur se mund të detyrohen të shesin disa lojtarë për të siguruar fonde për përforcime të reja.

Ndërkohë, Mourinho mund të jetë gjithashtu kandidat për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Portugal pas Kupës së Botës, pasi Roberto Martínez pritet të largohet. Aktualisht, Mourinho është në krye të Benfica./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale