Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit në ndeshjen e dytë çerekfinale të play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Takimi luhet sonte me fillim nga ora 20:30 në palestrën “Karagaçi”, shkruan Arbresh.info.
Golden Eagle Ylli me një fitore siguron gjysmëfinalen aty ku e pret Trepça, teksa pejanët synojnë ta barazojnë serinë për ta dërguar në ndeshjen e tretë.
Skuadra nga Suhareka është e hendikupar, pasi i mungon qendra Lis Shoshi, pasi është i suspenduar.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në Suharekë të shtunën u mbyll 93-82 në të mirë të suharekasve./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...