Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se të enjten, më 16.04.2026, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit Prishtina, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00.
Punimet kanë të bëjnë me lidhjen e një gypi në rrugën “Ulëza”, të cilat po realizohen nga një kontraktor i Komunës së Prishtinës.
Zonat që do të preken nga ndërprerja e furnizimit me ujë janë Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, Lagjja Nic,Lagjja Qershia, Lagjja Qëndresa, Lagjja Priam dhe Miradi e Epërme .
Nga kompania është bërë thirrje për mirëkuptim të konsumatorëve qytetarë, duke theksuar se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...