Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka kritikuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes pas eliminimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.
“Na e vodhën ndeshjen”, u ankua Raphinha pas ndeshjes së kthimit të së martës, sipas Fabrizio Romano. Anësori brazilian mungoi në të dyja sfidat për shkak të një dëmtimi në kofshë.
“Zyrtarët e ndeshjes ishin shumë të dobët. Është e pabesueshme vendimet që morën. Nuk e di sa faulle bëri Atletico sot dhe gjyqtari nuk u dha asnjë karton të verdhë”, ka thënë Raphinha.
Ndërsa Clement Turpin në përgjithësi e mbajti nën kontroll ndeshjen e tensionuar në stadiumin ‘Metropolitano Stadium’, fakti që nuk nxori asnjë karton të verdhë për skuadrën vendase ishte i dukshëm.
Ai veproi saktë duke anuluar golin e 3-1 të Ferran Torres për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it, një vendim që do ta kishte çuar Barcelonën në kohën shtesë.
Tensionet u rritën në minutën e 80-të, kur mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, u ndëshkua me karton të kuq.
Ai ndërhyri ndaj sulmuesit zëvendësues të Atleticos, Alexander Sorloth, teksa ky i fundit po shkonte drejt portës.
Të gjithë lojtarët e Barcelonës ishin të dëshpëruar pas rënies nga Atletico, Yamal tregoi lidership me ta
Ndërhyrja ishte e diskutueshme, pasi një tjetër mbrojtës i Barcelonës, Jules Kounde, mund të kishte ndërhyrë ende për të ndalur një rast të pastër shënimi.
Turpin fillimisht akordoi karton të verdhë, por pas konsultimit me VAR-in dhe rishikimit të rastit në monitor, e ndryshoi vendimin në karton të kuq direkt, një vendim i diskutueshëm, por i duhur./Telegrafi/
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...