Kryeministri Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të Diasporës.
Në ceremoninë e zhvilluar, Rama nuk la pa humor momentin, duke i thënë Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.
“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” tha Rama.
Ai shtoi se përveç dokumenteve, Adams po merr një përvojë të veçantë në Shqipëri: “E di që je familjar me këtë, por ajo që ndodh këtu është ndryshe: këtu çdo gjë hapet dhe rritet. Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri.” /Top Channel
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...