Një operacion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, i zhvilluar më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve.
Sipas njoftimit, të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B. dyshohen për kryerjen e veprave penale:
• Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
• Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave; psikotrope dhe analoge;
• Shpëlarja e parave.
Policia bën të ditur se sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit, pas vlerësimit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë.
Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda këtij afati, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Nga hetimet e deritanishme është arritur të identifikohen personat dhe lokacionet ku ka operuar ky grup kriminal i organizuar me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po ashtu, është lokalizuar edhe vendi ku mbahej substanca narkotike, e cila ishte përgatitur për transport.
Lidhur me këtë rast, edhe dy persona të tjerë janë në kërkim policor, për çka Policia e Kosovës po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre./Arbresh.info
Katër persona arrestohen për drogë në Ferizaj, sekuestrohen mbi 17 kilogramë heroinë
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...