Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në Samitin e IV të Diasporës që po mbahet në Tiranë tha se bashkimi kombëtar është një proces i shumë dimensioneve, i cili duhet të nisë nga bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të diasporës.
Konjufca vlerësoi organizimin e samitit dhe kontributin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në nismat për diasporën.
Ai u shpreh se diaspora shqiptare është një faktor kyç për forcimin e identitetit kombëtar dhe lidhjen e brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
“Bashkimi është i shumë dimensioneve, por ta fillojmë nga ky samit së pari. Është bërë një punë e mirë, por herë tjetër kur ta bashkëorganizojmë këtë samit dhe ne kemi qenë vazhdimisht aktiv në këto samite. Ky samit na bashkon të gjithëve. Duhet të identifikojmë se cilat janë projektet që forcojnë identitetin tonë dhe këto 5 shtete janë kryesore sipas meje”, u shpreh Konjufca.
Sipas tij, prioritet duhet t’u jepet vendeve ku mërgata shqiptare është më e përqendruar, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Gjermania dhe Zvicra.
“Në SHBA kemi një mërgatë, në Greqi dhe Itali, dhe Gjermani e Zvicër janë vendimtare për mërgatën tonë dhe këtu duhet të jenë të fokusuara edhe investimet e qeverisë për të bërë projekte të përbashkëta, projekte ku të rinjtë lidhen me gjuhën dhe identitetin shqiptar”, theksoi zëvendëskryeministri i parë
“Arritja më e madhe do të ishte sikur së bashku Kosova dhe Shqipëria të mund të arrinin në këto shtete të dërgonin një numër të madh të mësimdhënësve që mbulohen financiarisht nga republikat tona dhe mirëmbajnë shkollën shqipe ku është e përqendruar më së shumti mërgata jonë”, shtoi ai.
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon