Gjatë punimeve të Samitit të IV të Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të fokusuar në rolin e shqiptarëve jashtë vendit dhe transformimin e Shqipërisë në vitet e fundit.
Rama theksoi se e drejta për të votuar nga jashtë atdheut, dikur një kërkesë e vazhdueshme e diasporës, tashmë është bërë realitet dhe se sot diaspora është pjesë e vendimmarrjes politike dhe zhvillimit të vendit.
“Në punimet e samitit të IV të Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh: Kërkesa e votës nga jashtë atdheut ishte një e drejtë e juaja. Kjo kërkesë nga e kërkuar sot është e ushtruar. Zëri juaj sot është pjesë e vendimmarrjes popullore të udhëheqjes së vendit. Atëherë shumë shqiptarë përballeshin me paragjykime për emrin vendit tuaj, sot jeni kryelartë kudo dhe kurdo, emri i vendit tonë thirret në vëmendje”, tha Rama.
Lidhur me integrimin, Rama theksoi se bashkimi në familjen evropiane nuk është thjesht një objektiv politik, por një zgjedhje e thellë qytetërimi. Ai u shpreh se shqiptarët e diasporës e njohin nga afër funksionimin e shteteve të zhvilluara dhe rëndësinë e meritokracisë dhe sundimit të ligjit.
Rama theksoi se përvoja e diasporës është thelbësore për të ardhmen evropiane të vendit dhe për procesin e transformimit të Shqipërisë.
“Shqipëria 2030 në BE nuk është objektiv politik, por zgjedhje qytetërimi, ku shumë prej jush kanë përfituar duke u integruar në një shoqëri që përfaqëson vlerat që ne synojmë të rrënjosim në shtëpinë tonë. Ju e dini ç’do të thotë të jetosh në sisteme që funksionojnë, ku merita ka vend dhe sundimi i ligjit nuk është fjalë. Përvoja juaj nuk është jashtë e ardhmes së Shqipërisë, por është thelbësore për këtë. Kjo rrugë nuk është pa sfida, ajo që keni hequr në kurriz është një mësim i paharrueshëm dhe atë do ta heqë edhe Shqipëria deri kur të ulet në tryezën e familjes evropiane, nga rruga duke mësuar nga gabimet”, tha Rama.
Rama foli edhe për drejtësinë e re, duke deklaruar se Shqipëria sot garanton pavarësi të plotë të drejtësisë.
“Emri i Shqipërisë ka kaluar një transformim të thellë, nga një sinonim i një të keqes në sytë e të tjerëve, sot është sinonim i detit natyrës dhe i mikpritjes. Sot prodhimi ynë kombëtar është 27 mld euro dhe në fund të dekadës synojmë ta çojmë në 35 mld euro. E nisëm rrugëtimin me 2 mln turistë, sot kemi 12 mln turistë dhe kemi 1.6 mld euro investime të huaja në vit”, tha ai.
Ai ndaloi edhe te ndryshimi i imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ndërsa në aspektin ekonomik, Rama bëri të ditur se prodhimi kombëtar ka arritur në 27 miliardë euro, me synimin për të shkuar në 35 miliardë euro deri në fund të dekadës.
“Sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë që nga 1912 deri kur ne i dorëzuam shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi pa kursyer askënd. Atëherë Shqipërisë i mbyllej rregullisht dera për në BE, sot i kemi çelur të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord, në vetëm 11 muaj. Shqipëria ishte gati në momentin kur dera u hap nga BE, e për këtë arsye i çeli negociatat në kohë rekord”, tha Rama.
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon