Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

10:22 | 14 Prill 2026
E.K

Komisioni për Legjislacion ka miratuar me 7 vota për dhe 2 kundër Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,.

Gjatë mbledhjes, projektligji është shoqëruar me përplasje mes pushtetit dhe opozitës, si për procedurat ashtu edhe për përmbajtjen e tij.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky projektligj synon të rrisë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe të forcojë mekanizmat kundër pasurisë së pajustifikueshme. Sipas saj, ai është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e institucioneve relevante.