Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nënkryetarin e Kuvendit, Ardian Gola, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë, me rastin e shënimit të 14 Prillit, Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale nga lufta e fundit, bënë homazhe te memoriali “Heroinat”, në kryeqytet.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me të gjithë të mbijetuarit e të mbijetuarat dhe angazhohet për drejtësi, njohje dhe mbështetje të vazhdueshme.
Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës është i angazhuar dhe i përkushtuar që asnjë e mbijetuar dhe i mbijetuar të mos mbetet pa mundësinë për të kërkuar njohjen dhe mbështetjen që meriton./Arbresh.info






Kompany: Nuk merrem me të kaluarën, mendoj vetëm çfarë duhet...
Neuer: E dimë se për çfarë është i aftë Real Madridi, por be...
Rruga Pejë–Rozhajë mbyllet për kamionë deri më 17 prill
SHBA-të dhe Irani mund të rikthehen në bisedime këtë javë
Anu Prattipati hap zyrën e inovacionit në Graçanicë
Policia e Tiranës arreston 10 persona dhe sekuestron mbi 890...