Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka folur para ndeshjes së kthimit ndaj Atlético Madrid në Metropolitano, ku katalunasit duhet të përmbysin disavantazhin 0–2 për të kaluar në gjysmëfinale të Champions League.
Flick tha se pret një atmosferë të zjarrtë dhe një ndeshje krejt ndryshe nga ato të mëparshmet:
“Kam ndjesinë se do të jetë një ndeshje krejt ndryshe, sepse atmosfera në stadium do të jetë e jashtëzakonshme. Do të jetë shumë e vështirë për ne, por unë besoj te ekipi. Është e mundur, pse jo,” u shpreh ai.
Ai theksoi se Barça duhet të jetë e guximshme si në sulm ashtu edhe e fortë në mbrojtje.
“Duhet të mbrojmë shumë mirë, por edhe të jemi të guximshëm, të sulmojmë, të bëjmë presion dhe të shfrytëzojmë çdo rast. Ndeshjet vendosen nga momentet.”
Duke folur për talentin e ri Lamine Yamal, Flick u shpreh i kënaqur me formën e tij.
“Jam shumë i kënaqur me Lamine. Ai duhet të vazhdojë kështu, është një nga më të mirët në situata një kundër një. Ne duhet t’i japim hapësirë dhe ta ndihmojmë.”
“Duhet të luajmë si ekip. Nuk më intereson vetëm individi, por uniteti i skuadrës”, vazhdoi ai.
Flick tha se aspekti mendor do të jetë vendimtar.
“Lidhja mes tifozëve dhe lojtarëve është shumë e fortë dhe kjo na ndihmon. Çdo gjë pozitive do të ketë ndikim. Duhet të besojmë deri në fund.”
Sa i përket formacionin ai ndau disa informacione.
“Frenkie de Jong është në gjendje më të mirë dhe mund të startojë, Gavi është i gatshëm dhe mund të luajë dhe Fermín López gjithashtu mund të jetë opsion për formacionin bazë”, nënvizoi gjermani.
Për fund ai pati një mesazh të qartë për të gjithë.
“Nuk është finale, por ne duam të fitojmë. Duhet të jemi 100% të përqendruar dhe të besojmë se mund ta bëjmë”, tha Flick.
Ndeshja mes Atleticos dhe Barcelonës luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...
Flick i ankohet zyrtarëve të UEFA për gjendjen e fushës para...
Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” nga President...
Qytetarët në BE skeptik për pranimin e vendeve të Ballkanit,...
Trump thotë se Irani telefonoi këtë mëngjes: Ata do të donin...
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik ...