Një bllokadë ndaj porteve iraniane ka filluar, sipas afatit të caktuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Që tani e tutje, anijet e të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare të Iranit, do t’i nënshtrohen bllokadës ushtarake amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se do të lejojë ende anijet që udhëtojnë midis porteve jo-iraniane të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Irani thotë se ishte vetëm ‘pak centimetra larg’ marrëveshjes me SHBA-në në Islamabad
Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të funksionojë saktësisht bllokada, transmeton Telegrafi.
Ushtria amerikane ka paralajmëruar se çdo anije që hyn ose del nga zona e bllokadës së saj pa leje do të jetë “subjekt i përgjimit, devijimit dhe kapjes”.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se do të zbatonte një bllokadë në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik në lindje të Ngushticës së Hormuzit nga ora 16:00.
Interi synon yllin e madh të Man Cityt, anglezët i vendosin ...
Rrokulliset një kamionetë me ujë në autostradën “Ibrahim Rug...
Kurti në fushatë: Klina është vend i njerëzve patriotë, punë...
Kurti në Istog premton rindërtimin e sallës së sportit: Gjen...
Hamza: Krizave do t’u themi STOP, me PDK-në në qeveri ...
Alarm për dron në Gjermani, mbyllet përkohësisht Aeroporti i...