“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekton punimet në Lungomaren e Plazhit të Vjetër

10:15 | 13 Prill 2026
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hënë në qytetin e Vlorës. Në axhendë, kryeministri ka planifikuar disa inspektime dhe takime me asamblenë e PS në Vlorë.

Pas mbërritjes në qytetin bregdetar, kryeministri e ka nisur me një inspektim në në Lungomaren e Plazhit të Vjetër.

Prej ditësh, kryeministri Edi Rama vijon takimet me qytetarët në bashki të ndryshe të vendit për të diskutuar mbi sfidat, punët dhe arritjet e qeverisë drejt objektivit madhor, integrimin e Shqipërisë në BE, brenda vitit 2030./abcnews.al