Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe ata nuk ishin aty për ne!

10:09 | 13 Prill 2026
E.G

Presidenti i SHBA, Donald Trump, paralajmëroi se NATO do të përballet me “shqyrtim shumë serioz”, pasi shprehu zhgënjim të thellë ndaj aleancës për dështimin në mbështetjen e SHBA gjatë luftës së saj kundër Iranit.

“Jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, u tha Trump gazetarëve pasi mbërriti në Bazën e Përbashkët Andrews në Maryland, duke shtuar “Mbani mend çfarë thashë. NATO nuk ishte aty. Tani ata duan të vijnë, por nuk ka më kërcënim”.

Më tej, Trump theksoi se: “Ata nuk ishin aty për ne. Ne paguajmë triliona dollarë për NATO-n, dhe ata nuk ishin aty për ne”. të vërtetë. Por NATO nuk ishte aty për ne”, tha ai.

Trump gjithashtu vuri në dyshim qëllimin më të gjerë të aleancës dhe tha se SHBA-të “shpenzuan triliona dollarë për NATO-n për t’i ndihmuar ata të mbrohen, në të vërtetë kundër Rusisë”.

“Për një kohë të gjatë mendoja se ishte paksa qesharake”, shtoi ai.

Trump paralajmëroi se roli i aleancës “do të jetë nën shqyrtim shumë serioz”./abcnews.al