Presidenti Donald Trump tha se Marina Amerikane do të fillojë bllokimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe ndalimin e çdo anijeje që i ka paguar një taksë Iranit, pasi bisedimet e paqes midis dy vendeve dështuan gjatë fundjavës.
Por çfarë dimë deri më tani?
Pse një bllokadë amerikane?
Ngushtica nuk është teknikisht e mbyllur.
Irani gradualisht ka lejuar kalimin e disa tankerëve dhe ka ngarkuar një taksë që thuhet se arrin deri në 2 milionë dollarë për anije.
Duke bllokuar rrugën ujore, Trump mund të ndërpresë një burim kyç financimi për qeverinë dhe operacionet ushtarake të Iranit.
Kur pritet të ndodhë?
Komanda Qendrore Amerikane tha se do të fillojë zbatimin e bllokadës detare për të gjithë trafikun që hyn dhe del nga portet iraniane duke filluar nga ora 16:00 e ditës së hënë, sipas kohës në Kosovë.
Kush është i përfshirë?
Kur Trump njoftoi planet për bllokadën në Truth Social, ai tha: “Vende të tjera do të përfshihen”.
‘Nuk më intereson’ nëse Irani kthehet në bisedimet e paqes, thotë Trump
Megjithatë, siç thekson CNN, përcjell Telegrafi, nuk është e qartë se për cilat vende po fliste Trump.
Mbretëria e Bashkuar tha se po përpiqet të bashkojë një “koalicion të gjerë” me Francën dhe të tjerët për të siguruar kalimin nëpër rrugën ujore.
CNN merr vesh se Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në një bllokadë.
E kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se nuk i është kërkuar të ndihmojë me bllokadën.
Paralajmërimi i Iranit:
Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) paralajmëroi se çdo anije ushtarake që përpiqet të afrohet në Ngushticën e Hormuzit “do të trajtohet ashpër dhe me vendosmëri”, sipas Fars News, e lidhur me shtetin.
IRGC tha gjithashtu se ngushtica mbetet e hapur për anijet civile për “kalim të padëmshëm”, me kusht që ato të përputhen me rregulloret përkatëse, raportoi Fars. /Telegrafi/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...