Chelsea nuk po mendon për largimin e trajnerit Liam Rosenior, pavarësisht humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt dhe formës së dobët në javët e fundit.
Sipas gazetarit të besueshëm Fabrizio Romano, mesazhi nga klubi londinez mbetet i qartë.
“Chelsea vazhdon ta mbështesë Liam Roseniorin. Ky është mesazhi nga klubi pas ndeshjes së sotme”.
“Ata nuk harrojnë që ai erdhi në janar dhe nuk pati fazë përgatitore. Do të jetë e rëndësishme të shihet si do ta mbyllë Chelsea pjesën e mbetur të sezonit. Por për momentin, mesazhi është: ‘duam t’i besojmë këtij trajneri’”.
Chelsea ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, me përjashtim të vetëm fitores së thellë 7-0 ndaj Port Vale në çerekfinalen e FA Cup.
Megjithatë, Rosenior ka bërë të ditur se tashmë është i përfshirë në diskutimet për planet e klubit në afatin kalimtar të verës, çka tregon se drejtuesit vazhdojnë ta shohin si pjesë të projektit afatgjatë./Telegrafi/
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...