Procesi i privatizimit në Kosovë ka qenë në qendër të kritikave të ashpra që nga koha e fillimit të tij. Pozita unike e Kosovës në botë, statusi i saj si vend i dalë nga lufta së bashku e atë të tranzicionit postkomunist, administrimi i saj ndërkombëtarë dhe mosmarrëveshja me pronësi me Serbinë, kanë nënkuptuar që procesi është më sfidues krahasuar me hapësirat tjera postkomuniste në përgjithësi.
Në një konferencë të organizuar nga GSPJ dhe BIRN u publikua një raport i quajtur “Shitje në Panik” i cili sipas Fisnik Korenicës nga GSPJ ka për qëllim që të ofroj një shqyrtim të sfidave dhe problemeve kryesore të hasura gjatë procesit të privatizimit në Kosovë.
Petrit Gash, kryesues i Bordit të drejtorëve, Agjencia Kosovare për Privatizim, mirëpriti analizën e bërë nga BIRND dhe GSJP duke thënë se “procesin e privatizimin e kemi një nga hallkat më të rëndësishme që do të punojmë në këtë pikë”.
Procesi i privatizimin si proces në vetvete është praktikuar në shumë vende të borës por diku ka pasur sukses e diku jo. Meqenëse ne nuk kemi arritur të sjellim i vizitor te huaj në vend kemi rezultatet që kemi”, tha Gashi.
Panelist ishte edhe Muhamet Mustafa, kryetari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri nga Kuvendi i Kosovës, i cili tha se privatizimi ka qenë i domosdoshëm por është bërë i mbyllur nga AKP, “ka qenë tepër e mbyllur dhe nuk ka qenë transparente”.
“Problemi më i madh është që është shite toka. Sikur të kishte qenë shteti transparent kjo do te ishte metoda me e mirë. Procesi i privatizimit duhet të vazhdoj, ndërmarrjet e mbetura duhet të privatizohen përpos “Trepçës” në mënyrën me transparente dhe me çmim të arsyeshëm”./Arbresh.info
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...
Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënës të shkollave të me...
Limi e fton Albën të ulet pranë tij, ajo e refuzon