Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit si një nder për botën

18:50 | 11 Prill 2026
E.K

Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se “kërcënimi” i vetëm i mbetur për Iranin janë minat detare, të cilat sipas tij janë vendosur nga anije iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

“Tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit si një nder për vendet në të gjithë botën, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën, Gjermaninë dhe shumë të tjera.”

Trump akuzoi vendet e lartpërmendura se u mungonte “guximi ose vullneti për ta bërë vetë këtë punë”.