Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Londër, ku është takuar me zyrtarë të lartë britanikë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës së sigurisë dhe ekonomisë.
Ai e nisi vizitën me një takim me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj Kosovës dhe e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si partner strategjik të vendit.
Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe në angazhim për siguri dhe prosperitet.
Postimi i plotë:
Vizitën zyrtare në Londër e fillova me një takim me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, vizita e dytë në gjashtë muajt e fundit. Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shumanshme dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe përkushtim për sigurinë dhe prosperitetin. E cilësova Mbretërinë e Bashkuar si partner kyç strategjik dhe ritheksova angazhimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh. U takova gjithashtu me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, të cilën e falënderova për mbështetjen e konsiderueshme financiare për zhvillimin e Kosovës. Diskutuam vazhdimin e mbështetjes për sektorin privat në rritje dhe për projektet e infrastrukturës publike, si energjia, uji dhe transporti publik. Vizita vijoi me pjesëmarrjen në një panel të organizuar nga think tank-u ODI Global, ku, së bashku me drejtoreshën ekzekutive Sara Pantuliano dhe Dora Meredith, si dhe me analistin e mirënjohur ekonomik Martin Wolf nga Financial Times, diskutuam mbi shtetndërtimin ekonomik dhe stabilitetin global. Në mbrëmje, mora pjesë në një darkë të shtruar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, në Naval and Military Club, ku diskutuam bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe çështje më të gjera të sigurisë.
Në ditën e dytë të vizitës, pata kënaqësinë të jem pjesë e panelit hapës në London Defence Conference, në edicionin e saj të katërt, përkrah të Dërguarës së Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, kongresistit republikan nga Karolina e Veriut Pat Harrigan, Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneralit Onno Eichelsheim, si dhe Profesorit Julian Lindley-French. Diskutimi u përqendrua në kuptimin e mbrojtjes dhe të gatishmërise në një kohë të krizave të shumta globale. Pas panelit, zhvillova një intervistë me drejtorin e konferencës, Iain Martin, ku biseda u përqendrua më në detaje për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat e sigurisë dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe Rusia, në kuadër të një podcast-i të ardhshëm. Vizita u përmbyll me një darkë me historianin dhe akademikun e njohur Sir Noel Malcolm nga Universiteti i Oksfordit, zëri mëi rëndësishëm ndërkombëtarë për historinë e Kosovës./Arbresh.info
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...