Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e fundit me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për emra konkretë për postin e presidentit.
Ai theksoi se LDK-ja kundërshton çdo skenar ku një parti e vetme mban tri pozicionet kryesore shtetërore: presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.
Sipas tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje politike ndërmjet partive, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
“Nuk kemi folur për emra, aq më pak për emrin tim. Pra kemi folur për dy propozimet aktuale që janë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dje në mëngjes i kam dërguar përgjigje që LDK-ja nuk mund të mbështet një skenar në të cilin të tri kandidaturat, të tri pozicionet shtetërore i takojnë një partie politike. Tani shohim gjatë javës së ardhshme për të parë mundësinë e takimeve të tjera. Nuk kemi propozuar emër, nuk kemi dhënë asgjë, dhe nuk na është kërkuar ende asgjë. Kjo është e vërteta e vetme. Dhe mbi këtë të vërtetë do shohim se si do zhvillohen çështjet tutje”, tha ai.
“Jo, s’ka gjasa të vetëpropozohem sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra, duhet të flasim për parimet njëherë. Mos t’i ngatërrojmë. Nuk po flasim për akomodime individuale në këtë fazë. Aq më pak për një pozicion kaq të rëndësishme shtetërore. Pra flasim për interesa ndërpartiake. Pra a ka mundësi që partitë të akomodohen rreth një marrëveshjeje shumë më të madhe. Në qoftë se jo, atëherë përgatitemi për zgjedhje të reja”, tha Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, por tha se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me të.
“Po jam takuar me zotërinë Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zotëri Haradinaj ka pasur refuzim takimi, me thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’duan të takohen po mos të ankohen pastaj, sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zotëri Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time për të pasur komunikim, po në qoftë se s’do me u taku, punë madhe”, tha ai.
Abdixhiku tha tutje se presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese, ndërsa shtoi se Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme.
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...