Zbatimi i sistemit EES shkakton kolona kilometrike në kufirin Serbi–Kroaci

12:20 | 10 Prill 2026
E.K

Ka nisur zbatimi i plotë i Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES), duke shkaktuar radhë të gjata dhe pritje disaorëshe në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Më të ngarkuara janë kufijtë si Batrovci–Bajakovo, ku qytetarët po presin deri në disa orë për shkak të kontrolleve të reja të detajuara.

Sistemi i ri përfshin regjistrimin biometrik të udhëtarëve, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin, me qëllim forcimin e sigurisë në zonën Shengen.