Mesfushori i Paris Saint-Germain, Fabián Ruiz, vazhdon të jetë jashtë fushave tash e tre muaj, por situata e tij nuk ka të bëjë aspak me përgatitjen për Botërorin, siç u raportua nga disa media në Francë.
Fabián u lëndua më 20 janar në një ndeshje të UEFA Champions League kundër Sportingut dhe që nga ajo kohë nuk është rikthyer në fushë.
Ai vuan nga një çarje (fisurë) në kapakun e gjurit të majtë (rotulë), një zonë shumë delikate, çka ka bërë që rikuperimi të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar.
Fillimisht, lojtari dhe klubi vendosën për një trajtim konservativ, duke synuar më pas rigjenerimin e plotë të tendinit. Megjithatë, për shkak të ndjeshmërisë së dëmtimit, kthimi i tij është vonuar.
Raportimet se ai po “ruhet” për Botërorin janë mohuar. Fabián mbetet i përkushtuar ndaj klubit dhe dëshiron të rikthehet sa më shpejt për të ndihmuar PSG-në në fazën vendimtare të sezonit.
Madje, ai nuk do të rrezikonte as për përfaqësuesen e Spanjës nëse nuk është 100% gati.
Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, është në kontakt të vazhdueshëm me mesfushorin, të cilin e konsideron si një pjesë kyçe të ekipit dhe shpreson ta ketë në dispozicion për Botërorin.
Gjatë pauzës së fundit ndërkombëtare, Fabián udhëtoi drejt Spanjës dhe punoi intensivisht me fizioterapistë për të përshpejtuar rikuperimin.
Në Paris mbizotëron kujdes maksimal për rikthimin e tij. Ai nuk ishte pjesë e skuadrës as për ndeshjen ndaj Toulouse dhe as për përballjen në Champions ndaj Liverpool.
Trajneri Luis Enrique ka deklaruar: “Ende i duhet pak kohë”, duke konfirmuar se rikthimi nuk është i afërt.
Që nga dita e lëndimit, Fabián ende nuk ka zhvilluar një stërvitje të plotë me skuadrën, dhe derisa dhimbjet të zhduken plotësisht, ai nuk do të rikthehet në fushë.
Aktualisht nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij, pasi prioritet mbetet shërimi i plotë dhe shmangia e çdo rikthimi të dëmtimit.
Fabián Ruiz do të duhet të presë edhe pak, ndërsa PSG shpreson ta ketë në dispozicion në momentet vendimtare të sezonit.
Deri në momentin e lëndimit, ai kishte luajtur 24 ndeshje dhe ka realizuar dy herë, derisa ka dhuruar edhe tri asistime./Arbresh.info
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...