Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ata kanë goditur një strukturë petrokimike në Iran, ndërsa thotë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë udhëzuar të vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën iraniane “me të gjithë forcën”.
“IDF tani ka sulmuar fuqishëm uzinën më të madhe petrokimike në Iran që ndodhet në [Asaluyeh]”, thotë ai, duke shtuar se uzina prodhoi rreth gjysmën e petrokimikateve të vendit.
Sulmi i ri vjen pas një sulmi ndaj një objekti tjetër “javën e kaluar”, thotë Katz, shkruan BBC.
“Tani të dy objektet, të cilat së bashku janë përgjegjëse për rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit, janë nxjerrë jashtë funksionit dhe nuk funksionojnë”, thuhet në deklaratën e Katz.
“Ky është një goditje e rëndë ekonomike me vlerë dhjetëra miliarda dollarë për regjimin iranian. Industria petrokimike është një motor i madh në financimin e aktiviteteve të Gardës Revolucionare dhe në ndërtimin e fuqisë ushtarake të Iranit”.
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...