Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u zotua të punojë për rritjen e sigurisë në bisedimet e sotme me homologun e tij sirian Ahmed al-Sharra, ndërsa Kievi kërkon të promovojë ekspertizën e tij ushtarake në të gjithë rajonin pas shpërthimit të luftës Iran-Irak.
Zelensky, duke vazhduar turneun e tij në vendet e Lindjes së Mesme, tha se Ukraina dëshiron të kontribuojë në sigurinë ushqimore në rajon, shkruan Index.hr.
Në javët e fundit, Zelensky ka vizituar disa vende në të gjithë Lindjen e Mesme, duke ofruar ekspertizën e tij në sprapsjen e sulmeve me dronë dhe raketa, të cilat u zhvilluan gjatë luftës katërvjeçare me Rusinë.
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...