Vëllaznimi ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të këtij edicioni, duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat bindës 90:76 në kryeqytet, në kuadër të xhiros së njëzet e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndërsa Trepça e ka mposhtur Rahovecin 029.
Skuadra nga Gjakova i ka befasuar vendasit në Pallatin e Rinisë, duke përmbysur ndeshjen pas një fillimi më të mirë të Prishtinës. Kryeqytetasit kanë fituar dy çerekët e parë, por Vëllaznimi është rikthyer fuqishëm në të tretin me rezultat 30:18 dhe më pas e ka vulosur fitoren në çerekun e katërt.
Më i dalluari te Vëllaznimi ka qenë Jericole Hellems me njëzet e tri pikë, tetë asistime e gjashtë kërcime, ndërsa Ziggy Reid ka shtuar njëzet e një pikë dhe njëmbëdhjetë kërcime. Te Prishtina, Deondre Burns ka realizuar njëzet e tri pikë, por që nuk kanë mjaftuar për fitore.
Pas kësaj ndeshje, gara për mbijetesë dhe “Play-off” mbetet plotësisht e hapur. Prishtina renditet e gjashta me tridhjetë e shtatë pikë, ndërsa Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 ndajnë dy pozitat e fundit me nga tridhjetë e gjashtë pikë. Vendi i gjashtë siguron “Play-off”, i shtati mbijetesën, ndërsa i teti bie nga elita.
Gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit, ku Prishtina luan ndaj Trepçës në Mitrovicë, Vëllaznimi pret Pejën, ndërsa Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Yllin në udhëtim.
Në ndeshjen tjetër, Trepça e ka vazhduar dominimin duke regjistruar fitoren e nëntëmbëdhjetë radhazi, pasi e ka mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 97:84. Skuadra mitrovicase ka vendosur ndeshjen në çerekun e fundit, duke dëshmuar formën e lartë këtë sezon.
Te Trepça janë dalluar Sek Henry me njëzet pikë dhe Drilon Hajrizi me tetëmbëdhjetë pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Rahoveci 029 më i miri ka qenë J’von McCormick me njëzet pikë.
Trepça vazhdon të kryesojë tabelën me pesëdhjetë e një pikë.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...