Ballkani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur në shtëpi Dukagjinin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së njëzet e shtatë në Superliga e Kosovës. Gjithashtu fitore kanë realizuar edhe Llapi e Gjilani.
Skuadra nga Theranda ka dominuar në posedim, por ndeshja ka qenë e hapur me raste nga të dyja palët. Epërsinë e ka sjellë Almir Kryeziu në minutën e pesëdhjetë e dytë me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë. Mysafirët kanë reaguar dhe e kanë barazuar në minutën e shtatëdhjetë e pestë me Albion Pllanën. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej baras, në kohën shtesë (90+5’) Bleart Tolaj ka realizuar golin e fitores për Ballkanin.
Me këtë triumf, Ballkani ngjitet në vendin e parë me dyzet e tetë pikë, ndërsa Dukagjini mbetet i gjashti me tridhjetë e katër pikë.
Në ndeshjen tjetër, KF Llapi është kthyer te fitoret duke e mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Muhamet Hyseni në minutën e dyzet e tretë. Llapi ka pasur më shumë raste, por edhe Ferizaj ka rrezikuar me kundërsulme. Të dy skuadrat tashmë kanë nga tridhjetë e dy pikë, me Ferizajn në vendin e shtatë dhe Llapin në të tetin.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Gjilani, që e ka përmbysur rezultatin ndaj Prishtina e Re për të fituar 2-1. Vendasit kanë kaluar në epërsi herët me Cheick Doukoure (3’), por Gjilani ka reaguar me golin e Robert Rrahmanit në minutën e tridhjetë e nëntë.
Në fund, pas një penalltie dhe me një lojtar më shumë në fushë, Senad Jarovic e ka realizuar golin e fitores në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, duke shënuar edhe golin e tij të trembëdhjetë këtë sezon.
Gjilani tani renditet i treti me dyzet e dy pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me njëzet e katër pikë./rtk
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...