Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) me rastin e 77-vjetorit të krijimit të saj. Në mesazhin e tij, Begaj e cilësoi NATO-n si një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, të ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët.
“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët. NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike. Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive”, u shpreh Begaj.
Ai theksoi se rritja e buxhetit të mbrojtjes dhe kontributi aktiv i Shqipërisë në misionet e NATO-s janë dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u krijua më 4 prill 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, me nënshkrimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Sot, NATO përbëhet nga 32 shtete anëtare dhe Aleanca funksionon si një sistem sigurie kolektive, ku një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, sipas nenit 5 të traktatit.
Shqipëria është pjesë e NATO-s prej vitit 2009, duke u renditur si një partner i besueshëm dhe aktiv në misionet e Aleancës.
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...