Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar hetime lidhur me parregullsitë e dyshuara në njëhësorët elektrikë të KEDS, pasi ekziston dyshimi se këta njëhësorë nuk po masin saktë energjinë e shpenzuar.
Ngjarja dyshohet të përbëjë vepër penale “Mashtrimi”, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Kosovës.
Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, duke përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it, me qëllim sigurimin dhe grumbullimin e provave shtesë.
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...