Një nga ikonat më të mëdha të sportit kosovar, Nora Gjakova, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë jashtë tatamit si garuese.
Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht rrugëtimin si trajnere në Federatën e Xhudos së Valonisë në Belgjikë.
Pas tërheqjes nga sporti aktiv më herët gjatë këtij viti, Gjakova është bërë pjesë e stafit të trajnerëve, ku do të punojë krah për krah me Pedro Guedes, me synimin për të zhvilluar gjeneratat e reja të talentëve belgë.
Dyshja njihen më parë, pasi Guedes kishte kaluar një periudhë të shkurtër si trajner në Kosovë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Judo Wallonie Bruxelles ka shkruar:
“Mirësevini Nora Gjakova në Judo Wallonie-Bruxelles! Me shumë krenari e mirëpresim Nora Gjakovën në ekipin tonë si trajnere.
Kampionia Olimpike e Tokios 2020 dhe fituese e shumë medaljeve në circuit-in ndërkombëtar, Nora sjell me vete një përvojë të nivelit të lartë, përkushtim dhe pasion që do të jenë të çmuara për zhvillimin e judokasve tanë.
Arritja e saj është pjesë e plotë e dëshirës për të forcuar strukturën sportive dhe për të shoqëruar në mënyrën më të mirë atletët tanë në përparimin e tyre drejt niveleve më të larta.
E mirëpresim në Belgjikë dhe i urojmë shumë sukses në aventurën e saj të re me JWB”.
Ky hap i ri i Gjakovës shënon fillimin e një etape të re në karrierën e saj sportive, duke sjellë përvojën dhe profesionalizmin e saj për zhvillimin e xhudos në Belgjikë.
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës