Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në politikën e jashtme

17:15 | 2 Prill 2026
E.H

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka zhvilluar takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Petrit Malaj.

Në njoftimin e MPJD-së, thuhet se takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dyja vendeve, me fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit, ambasadori shqiptar e ka ftuar Konjufcën të marrë pjesë në Samitin e Diasporës,” që organizohet nga Republika e Shqipërisë çdo vit, dhe ka marrë formën e një platforme që forcon lidhjet me diasporën dhe kontribuon në konsolidimin e veprimit të përbashkët në përmbushje të qëllimeve të përbashkëta kombëtare”.

Shpërndaje në rrjete sociale