Mircea Lucescu është larguar nga posti i selektorit të Rumanisë pasi dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit të Rumanisë, shkruan Arbresh.info.
Ai ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij si përzgjedhës i Kombëtarja e Rumanisë, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm në historinë e futbollit rumun.
Gjatë drejtimit të tij, Rumania zhvilloi një fushatë shumë të mirë në Liga e Kombeve të UEFA-s, duke siguruar një vend në “play-off”-in e muajit mars për kualifikim në Kampionati Botëror 2026. Bilanci i tij në këtë periudhë ishte pozitiv, me 11 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje.
Ky largim shënon fundin e mandatit të tij të dytë në krye të përfaqësueses. Mandati i parë, në fillim të viteve ’80, mbetet historik për futbollin rumun, pasi nën drejtimin e tij Rumania u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Evropian, konkretisht në Euro 1984.
Kujtojmë se Kosova u përball me Rumaninë në Ligën e Kombeve dy herë, duke i humbur të dyja ndeshjet me rezultat 3-0, njërën ndër to me rezultat zyrtar atë në Bukuresht, ku “Dardanët” dolën nga fusha për të mos u kthyer më pas thirrjeve anti-Kosovë./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...