Pas humbjes 0:1 ndaj Turqisë, mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka ndarë një mesazh inkurajues për bashkëlojtarët e tij.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka theksuar rëndësinë e qëndrimit të fortë dhe të përkushtimit ndaj kombëtares, duke i ftuar të gjithë që të mos e humbasin dëshirën për të arritur gjëra të mëdha me fanellën e Kosovës.
Vojvoda nënvizoi se pavarësisht rezultateve, ekipi duhet të qëndrojë i bashkuar, duke kaluar së bashku momentet e vështira dhe ato të bukura. Sipas tij, pikërisht ky unitet brenda dhomës së zhveshjes është forca kryesore e skuadrës.
Mesazh fantastik i një lideri si Mërgim Vojvoda për bashkëlojtarët:
“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore..
Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend.
Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë.
Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet. …Euro 28”./Arbresh.info
View this post on Instagram
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar