Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekret, Gjykata i tregoi kufijtë kushtetues

14:16 | 2 Prill 2026
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka goditur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për dekretin për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, dekret i cili u anulua nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e fundit.

Kurti tha se “vullneti i popullit nuk anulohet me dekret.”

“Dekreti i Vjosa Osmanit ishte në shpërputhje me Kushtetën e Kosovës. GjK ka folur për natyrën e Republikës sonë, dhe për kufijt që Kushtetuta i vendos çdo instititucionit. Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit, ai nuk anulohet me dekrete. Pas qartësimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot kemi detyrim të qartë: kuvendi është funksional dhe i kthehet punëve të tij,” tha Kurti.