Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

21:18 | 1 Prill 2026
E.H

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të borës, rruga Pejë–Pika e Kalimit Kufitar Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është bërë e pakalueshme për kamionë.

Sipas njoftimit, për automjetet e udhëtarëve qarkullimi lejohet vetëm me pajisje dimërore të detyrueshme. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë paisjet dimërore”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale