Albian Hajdari ka reaguar pas eliminimit të Kosovës ndaj Turqisë në finalen e play-offit të Kupës së Botës.
Për më tepër ai u lëndua në kokë në këtë takim në pjesën e dytë, ku iu desh ta lë fushën, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Instagram, ka reaguar me shumë emocione.
“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend!”
“Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve.”
“Nga ndeshja e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova 🇽🇰 gjithmonë në zemër”, ka shkruar ai.
Kosova ndeshjet e radhës i luan në shtator në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse Turqia kualifikohet në Botëror pas 24 vitesh./Arbresh.info
View this post on Instagram
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar