Klubi londinez Chelsea ka bërë të ditura rezultatet e fundit financiare, duke konfirmuar humbje para tatimit në vlerë prej 262.4 milionë paundësh (rreth 300 milionë euro).
Kjo shifër përbën një rekord historik negativ në epokën e Premier League, duke e renditur Chelsean në mesin e klubeve me humbjet më të mëdha financiare në futbollin anglez.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit të bërë këtë të mërkurë, këto humbje lidhen kryesisht me investimet e mëdha në merkato, pagat e larta të lojtarëve dhe ndryshimet strukturore në klub gjatë viteve të fundit.
Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë theksuar se po punojnë për stabilizimin financiar dhe përputhjen me rregullat e “fair-play”-it financiar në sezonet e ardhshme.
Situata mbetet shqetësuese për tifozët, ndërsa mbetet të shihet nëse rezultatet sportive do të justifikojnë këto investime të mëdha./Arbresh.info
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...