Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osmani

10:01 | 1 Prill 2026
E.K

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror, duke pësuar humbje 0-1 nga Turqia në stadiumin Fadil Vokrri.

Megjithatë, për përpjekjet dhe arritjet e tyre, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dekoroi sot lojtarët e Kombëtares.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe trajneri i ekipit, Franco Foda, duke vlerësuar angazhimin e futbollistëve gjatë këtij rrugëtimi historik kualifikues.