Kosova u mposht nga Turqia me rezultat 0-1 në Prishtinë në finalen e play-offit të Kupës së Botës.
Kështu edhe u shua ëndrra për Botërorin, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Vedat Muriqi ka folur rreth ndeshjes, ku ndër të tjerat tha se po i dhimbset gjithë shteti pas këtij eliminimi.
“Nuk e di, është shumë e vështirë, kemi luftuar prej ditës së parë. Më kujtohet humbja kundër Zvicrës kur menduam se nuk ka kthim por ia nisëm me fitore erdhëm deri këtu. Thash edhe brenda se jam shumë krenar me futbollistët, jam shumë krenar me veten, fati nuk e deshti. Unë nuk e di a jam më, por lojtarët e rinj kanë shumë potencial dhe futbollistët e ri kanë karrierën përpara. Jemi munduar dhe kemi pasur shumë raste, nuk po e di dhe nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi dhe i gjithë shteti”, u shpreh ai.
Kujtojmë se Turqia siguroi Botërorin pas 24 vitesh./Arbresh.info
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...