Kosova po jeton një tjetër “përrallë ballkanike”, të ndërtuar mbi rrënjë, emigrim, kthime dhe një brez lojtarësh të shpërndarë nëpër Evropë. Kombëtarja “Dardane” po ëndërron pjesëmarrjen e parë në një Kupë Bote dhe sot, ai udhëtim drejt Amerikës nuk duket më aq i largët.
Fitorja dramatike 4-3 në Sllovaki i ka dhënë një shtysë të madhe ambicieve të kësaj skuadre, duke ndezur entuziazmin e një përfaqësueseje të re si shtet, por tashmë të pasur me histori, identitet dhe ndjenjë përkatësie, shkruan mediumi i madh italian Corriere dello Sport.
Brenda këtij rrugëtimi është edhe kapiteni Amir Rrahmani, i cili, megjithëse i lënduar, pritet të jetë në Prishtinë për të mbështetur bashkëlojtarët.
Më shumë sesa një ekip, Kosova është një hartë emocionale. Nga 23 futbollistë të grumbulluar, 13 kanë lindur jashtë vendit dhe vetëm 10 në Kosovë. Zvicra, Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Belgjika janë vendet ku janë rritur shumë prej tyre – bij të diasporës që, edhe pse larg, mbeten të lidhur fort me fanellën kombëtare. Kjo e bën Kosovën një skuadër me dy “shpirtra”: ata që kanë qëndruar dhe ata që janë larguar – një kombinim që po rezulton forcë e madhe.
Franco Foda, trajneri me identitet të përzier
Edhe përzgjedhësi Franco Foda përfaqëson më së miri këtë përzierje kulturash. I lindur në Gjermani dhe me origjinë italiane, ai ka ndërtuar një karrierë të bazuar në disiplinë dhe organizim. Pas eksperiencës me Austrinë në Euro 2020, që nga viti 2024 ai drejton Kosovën – një skuadër me shumë kultura, stile dhe rrugëtime të ndryshme, por të bashkuara nga një uri e madhe për sukses.
Sulmi udhëhiqet nga Vedat Muriqi
Në aspektin teknik, Kosova mbështetet shumë në repartin ofensiv. Vedat Muriqi mbetet pika kryesore e sulmit dhe një nga figurat më të njohura të ekipit. Përkrah tij është talenti Edon Zhegrova, lojtar me fantazi të madhe, i cili megjithatë nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Sllovakisë.
Në portë është Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje dallon Mërgim Vojvoda. Mesfusha kombinon përvojën dhe energjinë e Valon Berisha me cilësinë e një grupi që ndërthur fizikun ballkanik me formimin evropian.
Një ëndërr reale për Botërorin 2026
Edhe pse një përfaqësuese e re në arenën ndërkombëtare, Kosova tashmë ka krijuar identitetin e saj. Nuk ka thellësinë e ekipeve të mëdha, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.
Për shumë prej këtyre lojtarëve, kualifikimi në Botëror do të ishte shumë më tepër se një arritje sportive – do të ishte kurorëzimi i një identiteti kombëtar dhe sportiv që ende po ndërtohet.
Ëndrra është e vështirë, por reale. Kosova beson – dhe jo vetëm në tifozët në Prishtinë, por edhe në bijtë e saj të shpërndarë në gjithë Evropën./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...