Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim përfaqësueset e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se në takim u diskutua për aktivitetet përkujtimore që do të zhvillohen në muajt prill dhe qershor.
“Këto iniciativa, që sjellin dëshmi konkrete mbi ngjarjet e luftës dhe vuajtjet e qytetarëve, janë të një rëndësie të veçantë për edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj. Dokumentimi i saktë i masakrave, përmes dëshmive, fotografive dhe fakteve të verifikuara, është thelbësor për ruajtjen e së vërtetës dhe kujtesës sonë kolektive. Kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë gjithmonë iniciativa të tilla, në shërbim të së vërtetës, kujtesës dhe nderimit të sakrificës sonë kolektive”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron