Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.
Në takim, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë drejt avancimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standarteve të Konventës së Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri./Arbresh.info

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...