Është ndaluar një person nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, i cili dyshohet se ka vjedhur rreth 9 kilogramë ari, në vlerë prej 1.000.000 euro.
Sipas njoftimit të prokrurorisë, XH.V., ka kryer vjedhje në argjendarinë ‘’G…..’’.
Theksohet se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje, si dhe një diamant.
Po ashtu, ndaj pasurisë së të pandehurit, përkatësisht një veturë të tipit BMW X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110.000 euro, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi, si dhe do të parashtrohen kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar lidhur me pasurinë e sekuestruar.
“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”.
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...