Këngëtari i njohur Gjesti ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kompanisë Onima, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit.
Përmes një reagimi publik, Gjesti bëri të ditur se, pas konsultave me avokatët e tij, sot në orën 14:00 do të dorëzojë kallëzim penal në prokurori kundër kompanisë, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Sipas tij, pa dijeninë dhe pa autorizimin e tij, është nënshkruar një kontratë që lidhet me të drejtat e autorit për të gjitha veprat e tij muzikore.
“Pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontratë rreth të drejtave të autorit për të gjitha veprat e mia”, thuhet në reagimin e artistit.
Gjesti gjithashtu ka bërë të ditur se do të jetë i hapur për mediat, ku së bashku me avokatin e tij do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve lidhur me këtë çështje.
Rasti pritet të marrë vëmendje të madhe publike, pasi lidhet me të drejtat e autorit dhe marrëdhëniet kontraktuale në industrinë muzikore.
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...