Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai deklaroi se do të bëj ftesa për takime me kryetarët e partive opozitare.
Mes të tjerash Kurti ka ripërsëritur edhe njëherë deklaratën së në seancën e zgjedhjes së presidentit duhet të jenë prezentë 85 ose 86 deputetë.
“Prandaj unë nuk e kisha kohën e mjaftueshme që t’i bëj konsultimet e brendshme për takimet e ardhshme. Padyshim që do të bëj ftesa për takime, për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët, ashtu që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve. E po e ritheksoj, unë nuk besoj që është mirë të jemi veçse 80 apo 81, duhet të jemi rreth 85, 84 deri në 86 që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty. Dhe për këtë, do të bëj edhe ftesa, e do të zhvillojmë edhe takime, por çfarë ofertash e kërkesash do të ketë në ato takime, duhet të presim që të ndodhin ato takime”, tha ai./Arbresh.info
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...